Edhe pse shumë ndihen më rehat duke fjetur me bark, duhet të dini se ky pozicion është shumë i dëmshëm për trupin.
Sipas studiuesve, ky pozicion është i dëmshëm sepse e sforcon shpinën dhe qafën. Kjo është arsyeja pse ndiheni pak të lodhur në mëngjes.
Mendoni dhe për fytyrën. Duke qenë se nuk mund të flini me fytyrën e shtypur në jastëk dhe për këtë arsye detyrohemi të kthejmë kokën anash.
Mbajtja e kokës në një anë për një kohë të gjatë mund të çojë në rëndim dhe ngurtësi të muskujve të shpatullave.
Në raste të rënda, ky zakon mund të shkaktojë dhe hernie cervikale.
Për më tepër ky pozicion shkakton rrudha në fytyrë. Studimet kanë treguar që kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni, pasi presioni mund të shkaktojë rrudha në fytyrën tuaj me kalimin e kohës