Flori Mumajesi i habiti të gjithë me deklaratën e fundit duke treguar se ka fshirë disa nga këngët e tij më të dashura nga Youtube. Ndërkohë çdo mbrëmje ai po ndan mendimet me ndjekësit në Instagram dhe në videot e fundit tregon se 4 vitet e fundit për të kanë qenë një tmerr, por pa dhënë më shumë detaje.
Flori flet dhe për një vajzë që e ka akuzuar se ai po viktimizohet.
“Më tha viktimë, është ndikuar nga komentet që ka lexuar, edhe pse më njeh. Ka harruar që 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horrorr. Por unë jam i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, ka harruar që unë kam vdekur për së gjalli në një formë apo një tjetër. Unë viktimizimet i urrej sepse mendoj që roli i viktimës bëhet për të përfituar diçka. Unë s’jam as servile, as b*thlëpirës, as pa dinjitet”, thotë ndër të tjera kantautori.