Përmes disa videove në Instastory Flori Mumajesi ka bërë të ditur se ka fshirë këngët e tij më të dashura nga publiku si “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të du”. Kantautori shprehet se mesa duket këngët nuk janë dëgjuar mjaftueshëm edhe pse prej vitesh kanë qenë të preferuarat e publikut.

“Lexoja “I pavdekshëm. Muzika jote e pavdekshme”. Me veten time thashë “Ka vdekur, por s’e keni ngushëlluar”. Sa merrja gëzim, ndriçim, ndihesha dhe gri, duke i dëshmuar vetes që do ta shtysh vetë se ata nuk kanë detyrime ta dëgjojnë këngën tënde përditë. Duhet t’ja kujtosh ti, por as unë s’e kam detyrim këtë gjë”, shprehet ndër të tjera ai.

Deklarata e plotë e Florit: “Provo të kërkosh në Youtube “Me fjalë të vogla” dhe nuk do e gjesh. Fatkeqësisht prej 3 javësh, nuk është më online, të paktën në kanalin tim zyrtar se në kanale të tjera nuk e di. Me siguri do fshihen dhe andej. Në fakt kam fshirë të gjitha këngët para 3 muajsh në kanalin tim zyrtar, 45 vepra. Më vinin mesazhe që nuk e gjenin këngët, të tjerë e dëgjonin nga linqe pirate. Këngën “Me fjalë të vogla”, “Plas” dhe “Thjesht të du” janë tre javë që nuk janë në Youtube dhe as në Spotify. Këto ditë i kam postuar për t’i zgjuar njerëzve memorien, për të parë a i mungonte kënga “Me fjalë të vogla” për shembull, që është pikë e dobët, ose “Thjesht të du”, janë martuar njerëzit me atë këngë, ajo është ende në Youtube. Dhe sigurisht një nga këngët, me të cilën mbahem mend “Me sy mbyllur”, as ajo nuk është në Youtube. Gjithë këto ditë kam lexuar mesazhe: Kthehu se bën muzikë të bukur, na ke munguar etj etj. Ça ka munguar?! “Ëndrra” e The Dreams? Patjetër që po. Aty ka qenë, po këto s’janë. Pastaj lexoja “I pavdekshëm. Muzika jote e pavdekshme”. Me veten time thashë “Ka vdekur, por s’e keni ngushëlluar”. Sa merrja gëzim, ndriçim, ndihesha dhe gri, duke i dëshmuar vetes që do ta shtysh vetë se ata nuk kanë detyrime ta dëgjojnë këngën tënde përditë. Duhet t’ja kujtosh ti, por as unë s’e kam detyrim këtë gjë. Këngët më të shenjta të miat, 4 këngë mungojnë, nuk vihen re nga dashamirësit, dëgjuesit e muzikës, po unë ça detyrimi kam? Çdokush në vendin tim do ndihej keq. Le të ngushëllojnë të paktën se për t’i kujtuar, s’i kujtojnë. Për këngën “Thjesht të du” kam një plan, ta këndoj dikush. Nuk pres ngushëllime pas kësaj videoje, mos u shqetësoni, jam shumë mirë, mund të bëj muzikë prapë”.