Donika Ndrelalaj nga Fushë-Miloti ka humbur pjesërisht shikimin, si pasojë e tensionit.Prej dy vitesh ajo nuk sheh dot më duke vështirësuar edhe më shumë jetën e saj. Përmes mikrofonit të Faxneës ajo ka bërë apel për ndihmë, për shkak se i duhen 4 mijë euro për të kryer operacionin për ti rikthyer shikimin.  Shkak që gruas iu dëmtua shikimi ka qenë tensioni i lartë që ka kaluar para dy vitesh.

Donika: Shikimin e kam humbur prej gati dy vjetësh. Është shumë e vështirë se unë nuk shoh fare, pa ndihmën e dikujt nuk jam në gjendje të shkoj askund. Nuk mundem me dal as jashtë. Fare nuk jam e aftë. Më kanë thënë se në shtet nuk mundem me e bo. Më nevojiten lekë se nuk kam të ardhura fare. Më duhen 4 mijë euro në privat, nuk kam mundësi fare. Kërkoj ndihmë kush të ketë shteti apo kujt ti lindi në zemër.

Ndërkohë bashkëshorti i saj tha se vetë nuk e sigurojnë dot këtë shumë, pasi jetojnë me ndihmë ekonomike, që nuk u del as për shpenzimet e tyre.

Bashkëshorti: Të ardhurat janë 29 mijë lekë ndihmë ekonomike që marr nga shteti, mbledh ndonjë kanace ose hekurishte, ca të dal të dal, gruaja merr një kemp 125 mijë lekë të vjetra. Operimi nuk ka mundësi me ia bo, se ai që ka thënë me e operu, ka thënë se bën 8 mijë euro, 50 % i heq ai, na duhen 4 mijë euro. Vajzën e kam në shkollë. Ju lutem të gjithë shqitarëve jo se më kanë borxh por se kam hall, e kam prej zotit jo prej robit kush ka mundësi me ndihmua me ia pru sytë gruas, do iu isha shumë mirënjohës.