Videomesazhi i këngëtarit dhe kantautorit të njohur Flori Mumajesi disa ditë më parë në Instagram, ku shprehej se “Muzika e tij ka vdekur”, duket se ka prekur edhe një prej figurave politike. Në një postim të veçantë në facebook, deputeti Erion Braçe pasqyron një shkrim ku vlerëson Mumajesin për muzikën që bën si një frymëzim për gjithë artistët e tjerë. Braçe shkruan se kantautori duhet dëgjuar dhe duartrokitur, ndërsa ka ndarë me ndjekëist një detaj që nuk e dinim. Ai shkruan se ka jetuar me Flori Mumajesin në Kombinat dhe se vijnë nga e njejta lagje.

POSTIMI:

MEZI E GJETA KETE KENGE!
Shikoni;
Ka njerez qe kane lindur te rrine kot, hic, kot,
per vete, por edhe per te tjeret, shoqerine!
Por ka te tjere qe kane lindur te jetojne, frymezojne;
Te jetojne vete, te frymezojne nje, dy, me shume,
ju ndryshon diten, dita ju ndryshon jeten, ndodh.
Te jetosh duke frymezuar eshte me e mira qe mund te ndodhe; FLORI MUMAJEZI KA LINDUR PER KETE;
Te ndjej, te krijoj, te shkruaj poezi e melodi, te recitoj e kendoj, me ze e me shpirt, TE GEZOJE E FRYMEZOJE,
ti shperndaj te dyja, ti dergoj tek cdokush!
Te jetosh eshte edhe te ndjesh,zhgenjim-gezim, trishtim-hare, dhimbje-zgjim, deshperim-ringritje;
Te qeshesh e qash, TE KRIJOSH, SHKRUASH, FLASESH, KENDOSH, PERSERI!
Jo si detyrim ndaj kujt, THJESHT TE JETOSH!
SI DALLGA, ENERGJIA E SAJ, ZERI I SAJ!
Flori dhe une kemi JETUAR ne KOMBINAT, JETUAR;
AJO LAGJE JETONTE!
Nese ka dicka qe na dallon, te gjitheve qe jetuam aty,
ajo ka te bej me nje fakt:
NUK DOREZOHEMI! JETOJME! EDHE PER TE TJERET!
Tani thjesht degjojeni dhe duartrokiteni!