Pas publikimit të librit të aktorit të humorit, Ermal Mamaqi kanë qenë të shumtë ata që e kanë përgëzuar e nuk kanë munguar as ata që kanë rezerva.

Të njohur për garën miqësore që kanë me njeri-tjetrin, aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar një foto të librit të Ermalit “Në garë me veten”, ku me shaka thotë se Ermali është i vetmi që garon me veten, e del i treti.

Komenti i Mamaqit nuk ka munguar ku i shkruan se së shpejti do sjellë një video e se Kallaku e kërkoi vetë reagimin. Emojit mungojnë në postim por mendojmë se dyshja gjithçka e ka mbajtur në aspektet e shakasë.