Reformat që po devijojnë fokusin nga mësimdhënia
Ministria e Arsimit ka lëshuar një seri udhëzimesh, që nxisin dhe rregullojnë aftësimin profesional të mësuesve.
Por teksa moria e rregullave rritet dhe numri i nxënësve ulet, arritjet mësimore kanë shënuar ulje drastike në testet ndërkombëtare PISA 2022.
Mësuesit në arsimin parauniversitar i pohuan “Monitor” se, reformat në arsim të viteve të fundit kanë zhvendosur fokusin nga mësimdhënia në plotësimin e barrës së dokumenteve.
Mësuesit pohojnë se trajnimet, në të shumtën e rasteve, kanë humbur efektivitetin, teksa shkollat kanë nevojë për pajisje mësimore, laboratorë dhe teknologji për të zhvilluar mësimin.
Mësuesit kërkojnë reformë të thellë në arsim, që nga universitetet që nxjerrin mësues dhe paga mujore që duhet të arrijë në 1 mijë euro neto.
Në vitet 2012 dhe 2023, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ka rënë me 42%, por cilësia, në vend që të rritet, ka rënë më tej.