Aktorja Monika Lubonja ka dhënë një intervistë për emisionin “Glamour Zone”, ku ka folur për eksperiencën e fundit televizive.
Pasi përmendi shumë emra dhe zbuloi shumë të fshehta, Monika Lubonja tha dhe një kërkesë të vazhdueshme që kishte për moderatoren Arbana Osmani në dhomën e rrëfimit.
Por cila ishte ajo? “Edhe në dhomën e rrëfimit, i thosha Arbanës që unë dua të takohem me pilotin”, u shpreh Monika, me sinqeritetin e saj karakteristik, si gjithmonë.
Ajo tha se piloti i famshëm tashmë është mik i saj. Ai është i martuar, ka dy vajza dhe Monika është takuar tashmë edhe me familjen e tij.
Monika harroi se kjo përgjigje e saj mund t’i sjellë probleme me Top Channel. Para hyrjes në Big Brother VIP, ajo ka firmosur një kontratë, sipas së cilës nuk i lejohet që pas largimit nga shtëpia të tregojë të fshehta të programit.
Fakti që ajo ka nxjerrë në media është problem, sepse dhoma e rrëfimit konsiderohet pjesë konfidenciale e programit. Kontrata e parashikon këtë. Monika ka treguar, me pak fjalë, se surpriza e pilotit në mbrëmjen ‘live’ nuk paska qenë realisht surprizë (ndryshe nga sa e shiti Top Channel), por një kërkesë fikse në dhomën e rrëfimit.