Matilda është një mësuese në shkollën “Kongresi i Manastirit” e cila ndodhet në mes të një beteje me një tumor.

Ndaj, për t’i dhënë forcë, mbështetje e kurajë 4 koleget e saj kanë ardhur për t’i thënë disa fjalë zemre në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Donika: Ne kemi ardhur këtu për të të thënë që këtë betejë që ti ke nisur do ta vazhdojmë së bashku dhe do ta  fitojmë së bashku sepse ne jemi një familje. Të duam të fortë, të qeshur, gazmore si gjithmonë!

Manushaqe: Siç ia dola unë mbanë dhe siç ia kanë dalë shumë e shumë të tjerë, kështu që besoj ti je ndër ato që lufton dhe e sfidon këtë luftë që kemi përpara.

Flutura: Përshëndetje Matilda! Je shumë e rëndësishme për ne! Ne të duam fort, ti e di. Jemi me ty gjithmonë, do të të mbështesim gjatë gjithë kohës. Forca Matilda!

Ermelinda: Matilda, pavarësisht sfidave që jeta ty të ka dhënë, të ka përballur je bërë ti një shembull konkret për ne force e kurajo që çdo gjë në këtë jetë përballohet. Dhe jam shumë besimplotë që ti e ke kaluar këtë sfidë.

Përqafimi mes kolegeve bëhet një grupim gjigand sepse stafi i shkollës, drejtoresha dhe një pjesë e mirë e nxënësve që gjatë kësaj kohe kishin qëndruar në publik zbresin në skenë duke i treguar sërish mësuese Matildës se rrethohet nga shumë dashuri.