Regjisori Hervin Çuli ka folur lidhur me formatin “Big Brother” si dhe për pjesëmarrjen e disa aktorëve dhe muzikantëve, të cilët ai i njeh prej vitesh.

Çuli shprehu revoltën e tij duke thënë, që këta personazhe, duket sikur kanë rënë pre e “injorancës që i rrethon”, por më tej shprehet se formati duhet t’i japë mundësi këtyre figura që të shfaqin veten dhe të paraqesin vlera educative për publikun.

Duke sqaruar një postim në rrjetet sociale, ku kishte kritikuar formatin, Çuli tha në intervistën me gazetaren Ola Bruko:

“Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda si Mustafaraj që i bie disa veglave muzikore, këndon shumë bukur përveç aktrimit. Ti mund të fusësh një kitarë aty brenda. Formatet e këtij lloji nuk mund të shkojë te një format porno televizion.”-

Biseda në studio:

Përse shkruat një shkrim për Big Brother?

Është një eksperiment njerëzor që mua nuk më josh. Në ekuilibrat e këtij formati nuk gjejmë as dëshirën për të integruar edhe gjëra që i shkojnë edukimit të popullsisë. Ku shkojmë me këto formate? Cfarë përfiton shoqëria dhe fëmijët tanë? Ku është ky format përballë artit të vërtetë, flas për artin edukativ. Vetëm 3% e publikut francez e ndjekin këtë format.

Në këtë BBV kanë hyrë aktorë me emër si Zaharia, Mustafaraj, Hazizi. Pse mendoni ju se ata kanë hyrë? Për çfarë kanë nevojë ata?

Pyetja juaj ka përgjigjen time brenda. Nganjëherë në formate të këtij lloji nëse nuk i çojmë në drejtimin e duhur, ka mundësi që këta njerëz që deformohen në trysninë e injorancës që i rrethojnë. Kllogjeri aty nuk është në rolin e tij. Ne nuk e zhbëjmë dot këtë format, ne kemi mundësinë ta emancipojmë. Shpresojmë që edhe për aktorët dhe këngëtarin të ketë gjera nga organizatorët që prodhojnë edukacion. Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda si Mustafaraj që i bie disa veglave muzikore, këndon shumë bukur përveç aktrimit. Ti mund të fusësh një kitarë aty brenda. Formatet e këtij lloji nuk mund të shkojë te një format porno televizion. Ky është shqetësimi qytetar që unë shkruajta. Ajo që shkruaj unë është ky është shteti ynë, mbështetja që shteti i jep artit të vërtetë që të përballojë këtë det të madh të këtyre formateve.