Së fundmi është bërë me dije se foshnja që u gjet në bodrumin e një pallati në Yzberisht, në Tiranë ndodhet në gjendje kritike dhe në intubim.
Burime nga grupi hetimor për mediat bëjnë me dije se lindja e foshnjes ka ndodhur pikërisht në divanin që ishte në bodrum.
Kamera e sigurisë nga jashtë kanë kapur edhe gruan që dyshohet, por pamjet nuk janë të qarta.
Denoncimi për foshnjën e braktisur ka ardhur nga një qytetar i cili ka qenë në garazhdë duke pirë cigare.
Ai ka parë që në një cep ishte një foshnjë e mbuluar, por nuk e ka verifikuar nëse ishte në jetë apo ajo.
Nga ky moment ka njoftuar ambulancën dhe pastaj policinë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marr foshnjën duke e transportuar për në spital.