A ju kujtohet Iliriana Loxha? Në vitet e 90-ta, ajo ishte këngëtare mjaftë e njohur në skenën muzikore në Kosovë.

liriana Hoxha asaj kohe merrte pjesë në xhirime të ndryshme festive, kishte këngë, e madje edhe një album muzikor.

Këngëtarja e dikurshme, sot punon si kostumografe në shoun televiziv “Portokalli” në Shqipëri.

Iliriana Loxha është bashkëshortja e regjisorit Altina Basha, me të cilin ka tre fëmijë tashmë të rritur.

Bashkëshortja e regjisorit Altin Basha, gjatë bisedës me Jonida Shehun rrëfyeu arsyet pse u largua nga muzika. “Ne (Ilirjana dhe Altini) jemi njohur në teatër. Ai erdhi për të punuar si regjisor, ndërsa unë bëja kostumet dhe këndoja në darkë. Dhe e thirra një natë. Por pastaj u martuam dhe familja, fëmijët obligimet”, – u shpreh Ilirjana e keqardhur për periudhën kur jetonte me muzikën.

Meqenëse e njeh mirë edhe këtë zhanër, por edhe e ka ushtruar për disa kohë, Ilirjana tregon se e merr malli ndonjëherë për skenën: “Nganjëherë më mungon skena. U bënë 20 vite që nuk këndoj” – thotë ajo, por keqardhja më e madhe është tek Altini, i cili e ka bezdi faktin që bashkëshortja ka dëshirë të këndojë ndonjëherë kur i vjen rasti: “Ndonjëherë, kur në Portokalli ka ndonjë kolazh, u them merrmëni dhe mua. Altini e ka shumë bezdi… se thotë ‘do thonë e futi gruan’”, – tha kostumografja