Këngëtari Blerim Muharremi i njohur ndryshe si Blero së fundmi është përfolur nga media për marrëdhënien me bashkëshorten e tij Afrona Dika. Ndonëse përfliten prej disa javësh se i kanë dhënë fund martesës së tyre tre vjeçare, Blero dhe Afrona nuk kanë reaguar publikisht.

Një tjetër detaj është vënë re në postimin e fundit të Afronës në Instagram duket se ajo nuk e mban më unazën e martesës. Detaj i cili konfirmon ndarjen e tyre.

Më herët çifti nuk ndiqeshin më në instagram. Blero kur është pyetur për këto lajme që kanë qarkulluar në media, këngëtari është munduar që t’i shmangë duke mos dhënë një përgjigje të saktë.