Beatrix Ramosaj dhe Aleksia Peleshi kanë qenë në qendër të mediave rozë gjatë muajve të fundit.
Kjo për shkak të lidhjeve të tyre të dashurisë me binjakët e njohur Donaldi dhe Romeo.
Vajza e ministrit shqiptar Aleksia u përfol për një fejesë të mundshme me Romeo Veshajn.
Por pas disa zënkave, çifti zgjodhi të ecë i ndarë. Zërat për ndarjen e tyre i konfirmoi pak ditë më parë Romeo i ftuar në emisionin “Goca dhe gra” i cili e tha njëherë e mirë që është single.
Nga ana tjetër, Donaldi dhe Beatrix patën një lidhje brenda formatit të Big Brother, ndërsa pas përfundimit të spektaklit, aktori i humorit duket se po bën çmos të kthehet me Bora Zemanin.
Por si është raporti mes dy vajzave, ish-kunata
Në një foto të publikuar nga Beatrix dy ditë më parë, vëmendjen e ka marrë pikërisht komenti i Aleksias e cila e komplimenton këngëtaren bukuroshe për pamjen e jashtme.
Me të njëjtën “monedhë” ia ka kthyer edhe Beatrix Ramosaj.