Pasi theu heshtjen mbi ndarjen e saj nga Romeo Veshaj, Aleksia Peleshi tha se të paturit një lidhje publike erdhi me peshën e kompromisit.

Në programin “Rudina” në Tv Klan, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, sqaroi se mendonte se duhej të shfaqej sa më e lumtur dhe e dashuruar në syrin publik duke harruar se e rëndësishme për të ishte të ishte vërtet e lumtur.

Gjithsesi, ajo pohon se mbajnë një komunikim paqësor, edhe pse duket se “nuk do kalojë më në anën jugore të Shkumbinit”, ndërsa përdori shprehjen e babait të vet: “Eh sa ujë do rrjedhë”

Rudina Magjistari: Pra ka qenë një ndarje me mirëkuptim le të themi.

Aleksia Peleshi: Jo le të themi thjesht që njerëzit ndryshojnë dhe ndjenjat po ashtu.

Rudina Magjistari: Meqë jeni të dy personazhe publikë dhe pyetja që pason është kjo: relatat i keni mirë, ruani një komunikim?

Aleksia Peleshi: Jo, relatat i kemi mirë. Por që babi im thotë një shprehje: “eh sa ujë do rrjedhë”, kështu që dhe unë po them: të rrjedhë uji, mundësisht nga Shkumbini e sipër kësaj radhe.