
Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë nisur edhe pushimet e para bashkë për këtë vit. Ndonëse këtë nuk e kanë bërë të ditur vetë, kanë qenë fotot në rrjete sociale që e kanë zbuluar.
Javën e kaluar Donaldi ishte në Vlorë ku postoi disa foto e video, por nuk ndodhej me vëllain Romeon, i cili ndodhej në Tiranë.
Ndërsa Bora për të mos i postuar në të njëjtën ditë me Donaldin, i postoi sot fotot nga jugu. Kaq është dashur që të kuptohet se dyshja kanë qenë bashkë me pushime. Mjedisi ku janë shkrepur fotot duket i njëjtë e po ashtu ata kanë përdorur të njëjtat efekte për të edituar fotot e tyre.