Dy aktorët e njohur të Hollivudit Leonardo DiCaprio dhe Tobey Maguire janë parë në Bali së fundmi. Dy miqtë duket se kanë vendosur të udhëtojnë së bashku drejt ‘Ishullit të Zotave’ i cili është i njohur për pamjet magjepëse dhe për yjet kinematografik të tjerë.

Që prej pandemisë Leonardo dhe Tabey janë dy aktorët e famshëm që kanë vizitur Balin. Të dy u panë që mbanin maska të zeza në fytyrë. Në foto dukej që DiCaprio kishte veshur një këmishë blu, ndërsa Maguire një këmishë të bardhë. Ashtu si shumë udhëtarë të tjerë kur vizitojnë Balin, të dy u panë duke porositur arra kokosi të freskëta në një nga baret në Bali.

Sipas Coconat.co kjo foto është bërë në datën 28 shkurt. DiCaprio thuhet se nuk e kishte vizituar Balin që prej vitit 2016 kur ai kishte vizituar Parkun Kombëtar Mount Leuser provincën e Sumatrës së Veriut. Vizita e tij në atë kohë shkaktoi polemika pasi aktori kritikoi shpyllëzimin për plantacionet e vajit të palmës në Sumatra, duke thënë se kjo rrezikon jetën e kafshëve të egra sidomos orangutanët. Personazhet e Hollivudit janë një ndër vizitorët më të shpeshtë në Bali.