Marrëdhënia e Arjola Demirit me Adriana Matoshit dihet prej vetesh, pasi ato kanë qenë gjithmonë krah njëra-tjetres si në rrjetet sociale edhe në projekte të ndryshme. Por vetëm me pjesmarrjen në “Big Brother VIP”, Arjola ka zbuluar si është njohur me aktoren dhe sot Deputeten.

Arjola ka treguar se e ka njohur Adrianën në periushën më të vështirë të jetës së saj, si emocionalisht ashu edhe ekonomikisht. Adriana i ka hapur derën e shtëpisë dhe është bërë mbështetja më e madhe për aktoren në hapat e saj të parë të karrierës në Kosovë.

“Isha e vetme në Kosovë, e dëshpëruar, pa njëri, ky njëri u bë mbështetja më e madhe e imja. Kur mora vendimin për tu larguar sepse i kisha rëduar prindërit shumë ekonomikisht Adriana më tha Ti do të rrish këtu, sepse nëse i kam 5 euro, 2,5 janë të miat dhe 2,5 janë të tuat.”, tregon Arjola Demiri duke treguar edhe marrëdhënien speciale mes tyre.

Dyshja janë pothuajse të pandashme dhe kanë nisur pushimet e tyre së bashku. Arjola dhe Adriana kanë zgjedhur Egjiptin si destinacion të përbashkët, nga ku dhe na kanë bërë me zili me postimet e tyre.

Arjola ka postuar dhe një foto me mikeshën e saj të zemrës gjatë pushimeve të tyre. Aktorja e ka shoqëruar me mbishkrimin:

“Dyshe ikonike!”.

Leave a Reply