Bosi i Frigo Food Sokol Meqemeja përfundon në SPAK për çështjen Ahmetaj, shqetësohet nga kamerat: A do të arrestohet?
Biznesmeni i shumëpërfolur Sokol Meqemeja ka parë derën e SPAK dhe dosjet që prokurorët e Prokurorisë së Posaçe kanë për të, këtë të premte.
Madje, mediat kanë nxjerrë pamje nga momenti kur Meqemeja futet në godinën e SPAK, ndërsa duket i shqetëuar nga fakti që dikush nga jashtë godinës po fikson praninë e tij në këtë institucion që tashmë po shkakton dridhje dhe tmerr mes atyre që kanë abuzuar për vite me radhë me pushtetin dhe aksesin në pushtet duke gllabëruar sa më shumë nga paratë publike.
Këta të tmerruar janë politikanë dhe biznesmenë me bëmat e tyre që në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë çuar vendin në këtë situatë që jemi sot, ku armiku kryesor i shqiptarëve janë shqiptarët dhe vendi po shpopullohet me shpejtësi.
Pse është thirrur në SPAK Sokol Meqemeja
Pronari i Frigo Food, i njohur më shumë për shqiptarët kur doli duke ngrënë salçiçe LIVE në TV ndërkohë që AKU njoftoi se ishin gjetur me baktere të rrezikshme dhe duhej të ktheheshin mbrapsht, rezulton në dosjen e SPAK për Ahmetajn pasi sipas dokumenteve të gjetura, rezulton se ka shërbyer me kompaninë e tij të ndërtimit si një kanal për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash për ish-zv.kryeministrin.
Bashkë me Sokol Meqemenë, në këtë dosje si persona apo kompani që kanë shërbyer si maskë e pronave të Ahmetajt janë edhe Edmond Bego si edhe kompanitë e biznesmenit Samir Mane.
Nuk dihet ende nëse Mane ka dhënë apo do të japë llogari në SPAK. Më herët, një gazetar raportoi se Mane ka qenë në SPAK, por më pas rezultoi që lajmi nuk ishte i vërtetë dhe Gazeta Jonë e hoqi duke bërë sqarimet e nevojshme.
Po ashtu, mbetet për t’u parë se kur do të thirret në SPAK edhe biznesmeni Edmond Bego.
Sokol Meqemeja rezulton aksioner në të paktën 10 kompani, ndërsa SPAK thotë se ai, Sonila Goxhaj dhe njëra nga kompanitë e tij “Frigo Food”, është përdorur si maskë per shitjen e një apartameti dhe 1 garazhi nga Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj.
“Fshehja e pasurisë dhe deklarimit të rremë, të shumës prej 140 000 euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të 1 apartamenti me sip 178.68 m2 dhe i garazhdi, me sipërfaqe 21 m2, ndodhur në vendin e quajtur “Selitë”, në pallatin ndërtuar nga shoqëria “Sheron”.
Kjo vlerë është paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasi, Klodian Zoto, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” që administrohet nga Meqemeja’’, thuhet në dosjen e SPAK.
PJESE NGA DOSJA
170 mijë euro, është episodi i parë i regjistruar në vitet 2016-2017. Ajo është paraqitur si pagesë ndaj shtetasve A. M. dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një shitjeje fiktive ndaj një personi tjetër të dy apartamenteve 124 dhe 148 metër katrorë në Selitë. Shumat u paguan nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Një vilë me sipërfaqe 98 m2 në Hamallaj dhe 521 m2 sipërfaqe truall është episodi i dytë që ka hetuar SPAK, sipas të cilës është përfituar nga ish-numri dy i qeverisë prej Klodian Zotos e Mirel Mërtirit tërthorazi. Skema e përdorur është përmes transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të Klodian Zotos dhe në vijim në emër të G. K., e më pas në pronësi të bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit, Eriola Hoxha.
“Pasurinë truall+ndërtesë me nr.pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip tualli 521.13 m2 e përfituar në vitin 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë në nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj”.
Rasti i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë euro, e cila në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë për llogari të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Maçka dhe ish-zv/kryeministrit përkundrejt një shitjeje ndaj shtetasit B. P. të një apartamenti me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazhi në Selitë. Kjo vlerë është paguar gjithashtu nga Zoto-Mërtiri dhe shoqëria “Integratet Technology Servises”, përmes shtetasit B. P.
“Shumën prej 130,000 euro në 2017 dhe 2018 duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj shtetasit Besmir Prifti, të një apartamenti me sip, 178.68m2 dhe një garazhi me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëri ‘Sheron” sh.p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe subjekti tregtar ITC sh.p,k nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti”.
Rasti tjetër ka të bëjë me 140.000 euro në vitin 2018, me një pallat në zonën e Selitës. Vlera monetare u paraqit si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’, ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të një apartamenti me sip 178.68 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2 ndodhur në zonën në ZK 3292 në vendin e quajtur Selitë në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron” sh.p.k vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” sh.p,k.
34.422 euro të tjera janë përfituar në formën e shpenzimeve dhe pagesave të hoteleve e udhëtimeve përgjatë periudhës 2013-2017. Këto pagesa janë kryer për Ahmetajn dhe të afërm të tij.
Episodi tjetër është një apartament 167 metër katrorë në rrugën Reshit Çollaku në pronësi të ish-ministrit. Në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtarë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services”, dyshohet se Ahmetaj ka përfituar mbi dy milionë lekë gjatë vitit 2019 dhe 2020.
Këtë të hënë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion depozitoi në kryesinë e Kuvendit kërkesën për marrje autorizimi për arrestimin/ heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit të banesës së deputetit Arben Ahmetaj. Sokol Meqemeja SPAK Ahmetaj
/Gazeta Jonë