Ky është 19 vjeçari Erjon Xhenja i cili u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në Shkodër. I riu u qëllua për vdekje teksa ishte ulur për të pirë një kafe në lokalin pranë bulevardit Bujar Bishanaku.
Autorët janë ende në arrati ndërkohë që ende nuk raportohen dyshimet mbi arsyen përse ka ndodhur ky lloj ekzekutimi mafioz që i mori jetën 19 vjeçarit mbrëmjen e djeshme.