
Një fakt i çuditshëm shoqëroi dorëzimin e pengjeve izraelite. Mësohet se Hamas i‘u ka dhënë “çanta dhuratash” tre vajzave izraelite që liroi ditën e parë të armëpushimit.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, çantat kishin brenda foto të tyre gjatë kohës që mbaheshin peng nga grupi terrorist dhe një “certifikatë” për lirimin e tyre.
Një video e publikuar nga IDF tregon pengjet Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher duke mbajtur çantat e dhuratave kur ato iu dorëzuan trupave./gazetajonë