Gert Shehu, autori i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, në nisje të protestës së djeshme të opozitës, i është komunikuar arrestimi në ambientet e Spitalit të Traumës.
Në pamje shihet se Shehu ka marrë dëmtime në kokë dhe trup ku i dallohen enjte dhe shenja gjaku.
Pritet që agresori të shoqërohet në ambientet e paraburgimit ditën e sotme, ndërsa ende nuk ka dhënë deklarime të plota, por është shprehur se do të flasë në një moment të dytë.
Po ashtu mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar po ashtu edhe dy bodyguard të Berishës për të dhënë dëshminë e tyre.
Kujtojmë që ditëne djeshme, menjëherë pas incidentit doli një dokument i cili pasqyronte se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.