Një 19-vjeçar i identifikuar si Klajdi Jaupi është vënë në prangat e policisë së Gramshit pasi dhunoi dhe grabiti një të moshuar në qytet.

I riu i grabiti 55 000 lekë të moshuarit 82-vjeçar banues në fshatin Gjerë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

I moshuari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.