Këtë vit “Big Brother Vip” ishte i mbushur me polemika dhe debate
Kur të gjithë mendonim se këto do të përfundonin me programin, ndodhi e kunderta. Pas pëfundimit të eksperiencës së tyre, ish-banorët nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit jashtë shtëpisë.
Së fundmi, u përfol gjatë krisja e marrëdhënies së “vëllezërve” Ilir Shaqirit dhe Sabian Medinit. Duket se prishjen e miqësisë më të përfolur në BBV, po e përdorin shumë ish-konkurentë si një “armë” ndaj balerinit.
Pas Monika Lubonjës së fundmi edhe Donald Veshaj ka “thumbuar” Ilir Shaqirin. Ai ka postuar në instastoryn këngën më të re të Sabianit ku shkruan:“E ka bërë për mua këtë.” Kjo është shprehja “legjendare” e finalistit të Big Brother Vip, e cila është bërë virale kudo.
Ju kujtojmë që disa kohë më parë Ilir Shaqiri deklaroi publikisht se kishte refuzuar ftesën e Donald Veshajt për të qenë pjesë e emisionit të tij “Më Lër Të Flas”. Në këtë të fundit ishte i ftuar Sabiani, i cili nuk i kurseu deklaratat për “vëllanë” e tij.
“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”,u shpreh Sabiani. Deklaratë që zbuloi më pas “krisjen” e raportit të tij me ish-mikun më të ngushtë.