Nata gjysmëfinale e “Dancing With The Stars” u bë mjaft romentike mbrëmjen e djeshme. Këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agallijaj konfirmuan lidhjen e dashurisë me një puthje mjaft pasionante në skenë.
Prej kohësh flirti mes tyre ishte i dukshëm edhe pse ata zgjodhën ta pranonin vetëm një natë para finales.
Por është e pashmangshme të kujtojmë lidhjen shumëvjeçare të balerinit e cila jo rrallëherë ka zënë titujt kryesorë të mediave rozë.
Për shumë vite, Ledjani ka qenë në lidhje dashurie me bukuroshen e quajtur Ditjona. Konfirmohet se në nisjen e DWTS, Ledjani dhe Ditjona mbanin në profilet e tyre në Instagram fotot me njëri-tjetrin, të cilat janë fshirë së fundmi. Madje balerini erdhi ne program me unaze ne gisht, qe deri ne naten gjysmefinale “avulloi”. Jo vetëm fotot, por tashmë kanë fshirë edhe njëri-tjetrin nga Instagrami.
Nga ana tjetër, ftuar në “Goca dhe Gra”, para nisje së “Dancing With The Stars”, Elhaida Dani pranoi se ka dikë në jetën e saj për të cilin nuk dëshironte të fliste më gjatë.