Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është jo rrallë herë pjesë e mediave rozë. Shkak për këtë është bërë partnerja e tij, Rezarta Shkurta.

Ish këngëtarja, që sot është e përfshirë në botën e biznesit, por që e ka nisur karrierën në garën e “Miss Shqipërisë”.

Një postim i Rezarta Shkurtës ka tërhqur vëmendjen e ndjekësve dhe ka kthyer edhe njëherë në vëmendje martesën e parë të Ermal Hoxhës. Ajo publikoi një foto të Ermalit me djalin e tij 22 vjeçar, Rein.

Por a e dini kush është ish-bashkëhsortja e tij dhe nëna e Reit?

Edhe ish-bashkëshortja e Ermalit ka qënë Miss. Ajo quhet Sonila Caushaj.

Sonila është divorcuar nga Ermali disa vite më parë dhe thuhet se kontaktet me familjen e tij i ka pasur të rralla.

Madje, në vitin 2015 ajo është përfshirë në një konflikt publik me nënën e Ermalit, Teuta Hoxhën, pasi kjo e fundit e kishte përmendur në librin e saj biografik.

FOTO