Arjola Demiri dhe jeta e saj private kanë qenë në qendër të vëmendjes shpeshherë dhe kjo me zgjedhjen e vetë aktores. Si në “Big Brother” dhe jashtë tij, Arjola nuk ka nguruar të flas për detajet nga jeta e saj, tradhtia e ish-bashkëshortit, divorci i vështirë dhe sfidat e një nëne të vetme me tre fëmijë.

Por së fundmi, teksa ka publikuar disa foto të 20 viteve më parë ku ishte shtatzënë me vajzën e saj të madhe, një ndjeëkse e saj ka gjetur vend për të shperthyer ndaj ish-bashkeshortit të Arjolës, Aleks Boshnajkut.(Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.)

“E vraftë Zoti kush ta ka vrarë lumturinë e rinisë tënde. Por do i thoja një bravo të madhe kësaj vajze të brishtë me bukuri hyjnore dhe shumë fotozhenike”, shkruan ndjekësja.

Arjola nuk e ka lënë pa një përgjigje pasi e ka falenderuar për komplimentat:

“Disa sfida duhet t’i kthejmë në forcë dhe përmirësim të vetes tonë, askush s’më vrau, më bëri më të fortë dhe të pathyeshme”, i kthehet aktorja.