Brezi i sotëm mund të mos e dijë që dy nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore si Irene Papas dhe Bekim Fehmiu ishin dy shqiptarë të pastër.

 

Së paktu për aktoren që bëri emër deri në HollyWood dhe që njihej si greke kjo mund të shkaktojë deri habi sepse për Bekim Femiu mjaftonte emrin për ta kuptuar që iështe shqiptar. Por gruaja e bukur dhe e taletuar e ka pranuar vetë këtë fakt.

Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit.

 

Të pushtuar nga kurreshtja, njëri prej tyre i pyet:

-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?

Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

 

-“Është gjuha e nënës”.

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

-“Por historia thotë se ata ishin grekë”, ia ktheu gazetari i habitur!

-Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime fare nuk është greke”, i ishte përgjigjur Irena.