Detaje të reja janë publikuar nga dokumentari i Daily Mail për bandat shqiptare në Ekuador. Në materialin e dytë të publikuar, media britanike është ndalur në rrëfimin që ka bërë një trafikant ekuadorian, i cili ka folur edhe për tmerrin që bandat shqiptare kanë instaluar në shtetin amerikano latin.

Media britanike ‘Daily Mail’ i ka dedikuar një tjetër artikull Dritan Rexhepit, kreut famëqek të grupit kriminal që merret me trafik droge. Junior, një vrasës me pagesë ka folur për gazetarin britanik në portin e Guayaquil në Ekuador duke thënë se ka njerëz të rrezikshëm dhe se nëse dështon, të vrasin.

Junior është një ndihmës i Carlos El Diablo, udhëheqës i degës së Ekuadorit të bandës famëkeqe kriminale të Amerikës së Jugut, Latin Kings. Junior tregoi se ka nisur të vrasë që në moshën 14 vjecare dhe refuzoi të flasë me emër për shqiptarët me të cilët ka pasur punë apo shqiptarin më të fundit ‘Mr Big’ në Ekuador.

Daily Mail thotë se sot, në pjesën II të hetimit special detajohet se si e ashtuquajtura Mafia Ballkanike është vendosur në Ekuador.

“Dhe ne ekspozojmë sesi ‘kapos’ shqiptarë dhe xhelatët e tyre kontrollojnë çdo aspekt të tregtisë deri në pikën përfundimtare – tregun e kokainës prej 2 miliardë paundësh në pothuajse të gjitha qytetet kryesore dhe zonat periferike të Britanisë.

Anëtarët e vëllazërisë kriminale shqiptare filluan të mbërrinin në Ekuador rreth dhjetë vjet më parë, jo shumë kohë pasi presidenti i krahut të majtë Rafael Correa vendosi që të huajt të mund të qëndronin për gjashtë muaj pa vizë.

Në fakt, ai po hapte dyert për narkotikët shqiptarë – trafikantët e drogës – për të cilët ishte një mundësi shumë e mirë për të refuzuar.

Ky vend i varfër ka si fqinj dy pika të nxehta të prodhimit të kokainës: Kolumbinë në veri dhe Perunë në jug. Ajo ka kufij poroz, një vijë bregdetare prej 1300 miljesh dhe ryshfeti dhe korrupsioni janë të përhapura – veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe ushtrinë. Plus, ka akses të lehtë në armë dhe një furnizim të bollshëm vrasësish të gatshëm, disa, tepër të rinj deri në 12 vjeç”, thuhet në shkrimin e Daily Mail.