Reperi Stresi, përtej projekteve dhe karrierës, është mjaft i komentuar për jetën private. Prej vitesh ai përflitej për lidhjen e tij me Keisin dhe prej kohësh për ndarjen e cila u bë e bujshem.
Por vetmë ditën e djeshme, stresi tregoi se i ka vënë kapakun njëherë e mirë asaj marrëdhënie dhe tani është në një tjetër lidhje.
Ai u shfaq në krahët e një vajzë, identitetin e së cilës preferoj ta mbajë privat.
Por kjo nuk zgjati shumë pasi edhe identiteti i modeles u zbulua.
Modelja me të cilën Stresi tashmë ka nisur romancën quhet Megi Gega.
Ajo ka marrë pjesë në shumë klipe të artistëve shqiptar, në mesin e tyre edhe te Stresi në këngën “Savage”.
Dyshohet se dyshja janë bashkuar nga xhirimet e këtij projekti dhe tani po shijojnë çdo moment bashkë.