Përgjithmonë burrë dhe grua… Enisa Koleci ish-miss Shqipëria dhe ish-velina e “Stop” i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj në martesë.
Ajo e ka ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale ku ka postuar disa foto nga ceremonia zyrtare. Bukuroshja ka zgjedhur mos të bëjë dasmë por vetëm celebrim.
Në fotot e postuara Enisa shihet e veshur me kostum serioz të bardhë shoqëruar me një palë këpucë me taka.
Në ditën e saj më të veçantë ajo ka ndryshuar edhe look-un duke i errësuar flokët. Nga ana tjetër partneri i saj ka veshur një kostum blu.
“Kurrë mos u marto me atë që mund të jetosh, martohu me atë pa të cilin s’mund të jetosh”, ka shkruar ish-velina krahas fotove ku pozojnë në momente intime e romantike.
Krah eksperiencës së saj si velinë në emisionin investigativ, Enisa ka fituar konkursin e Miss Shqipërisë në vitin 2019.