IMG_9283

Personat që shihni në foto janë dy shqiptarë të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella dhe plagosjen e rëndë të 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Mediat helene raportojnë se dy shqiptarët e arrestuar të moshës 43 dhe 45-vjeç janë vrasës profesionistë.

Sipas mediave ata vepruan shpejt, hodhën katër plumba dhe të gjithë gjetën objektivin e tyre. Një vlerësim që forcohet edhe më shumë nga gjetjet në banesat e tyre ku ndër të tjera u gjetën dhe u konfiskuan dy kallashnikovë dhe një akrep.

Gjithashtu, burime të mirëinformuara thanë se nga të dhënat e deritanishme rezulton se dy autorët janë paguar për vrasjen, pra bëhet fjalë për një kontratë vdekjeje me pagesë.

Si i morën gjurmët e tyre?

Numërimi mbrapsht për gjetjen dhe arrestimin e tyre filloi menjëherë pas vrasjes. Sipas informacioneve, autorët pas vrasjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë Renault Katzar ngjyrë të errët me targa false dhe janë parkuar në një park në Nea Smyrni.

Drejtuesit e EL.AS. përmes informacioneve dhe pamjeve të kamerave në zonë kanë arritur të lokalizojnë mjetin e përdorur nga autorë të panjohur deri atëherë.

Ata e vunë vendin nën mbikëqyrje 24 orëshe dhe pas disa ditësh morën një “peshk” pasi panë dy persona që ndryshonin sërish tabelat dhe dezinfektonin me zbardhues kabinën e pasagjerëve.

Vlen të theksohet se gjatë hetimeve për Vrasjen, njëri nga dy të arrestuarit shkoi pesë herë në Shqipëri , por lëvizjet e tij nuk arritën të çorientonin policët që ishin bërë hija e tij.