
Një aksident tragjik i mori jetën dy turistëve italianë teksa po udhëtonin me motor në aksin Sarandë-Ksamil.
Ata janë Domenico Gritto, 24-vjeç, dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, me origjinë nga Pozzuoli. Italianët u përplasën për vdekje nga një 17-vjeçar që drejtonte një “Mercedes Benz”, pa patentë dhe leje qarkullimi.
Lajmi tronditës është pasqyruar gjerësisht edhe në mediet italiane.
“Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë po ndjek me vëmendjen maksimale rastin, sipas asaj që mësohet më pas”, shkruajnë mediet italiane teksa kanë publikuar edhe fotografitë e dy italianëve që humbën jetën në rrugët e Shqipërisë.