
Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç, të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë janë vëllezër.
Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën gjithashtu nga aksiddenti i rëndë.
Sipas informacioneve nga policia, katër të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz” kur janë përplasur me një betoniere.
Si pasojë e përplasjes makina shpërtheu në flakë dhe katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes./gazetajone