Luar Arani dhe Sardi Strugaj na kanë bërë lëmsh të gjithëve. “Veç i imi” shkruan këngëtarja në këtë foto që ka postuar në rrjetet sociale, gjë të cilën e ka bërë edhe Sardi në Instagramin e tij duke ngritur dyshimet se dyshja e njohur e këngëtarëve janë në një lidhje.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ata po sjellin bashkëpunim e tyre të parë së bashku, ndaj dhe fotot i kanë shoqëruar me të njëjtën frazë, që mund të jetë edhe titulli i këngës së tyre. Por asnjëri prej tyre nuk ka folur më shumë në lidhje me këtë temë.
Luari u bë e njohur për publikun shqiptarë me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë” ndërsa Sardi është i njohur më së shumti për hitin e tij, “Sytë”.