
Nuk ishte rastësi që është edhe këtë herë në krye të listës. Hande Erçel, e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër” është shpallur aktorja më e bukur turke për vitin 2022.
Me votat e 51 vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë Spanjën, Turqinë, Italinë dhe Brazilin, Eda la pas shumë emra të njohur të kinemasë në të gjithë botën.
Votimi i realizuar nga revista “Nubia” është bërë publik këtë të enjte dhe është shpërndarë nga të gjithë fansat e Hande.