Francoise Bettencourt Meyers (R) and her husband Jean-Pierre Meyers attend the 'L'Oreal-UNESCO Awards 2015 for Women in Science at La Sorbonne on March 18, 2015 in Paris, France.

Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të L’Oreal, Eugène Paul Louis Schueller, është gruaja më e pasur në botë për vitin 2022.

Meyers ka shërbyer në bordin e L’Oreal që nga viti 1997 dhe së bashku me familjen e saj zotërojnë rreth 33% të aksioneve të L’Oreal.

68-vjearja u bë trashëgimtarja e L’Oreal në Francë në vitin 2017, kur nëna e saj Liliane Bettencourt, atëherë gruaja më e pasur në botë, vdiq në moshën 94-vjeçare. Por Meyers është edhe presidente e fondacionit filantropik të familjes së saj, i cili inkurajon zhvillimin në shkenca dhe arte në Francë.

Me rreth 74.8 miliardë dollarë, Meyers është rreth 1.2 miliardë dollarë më e pasur se një vit më parë, duke u bërë njeriu i katërmbëdhjetë më i pasur në botë.

Së bashku, L’Oreal dhe familja Bettencourt Meyers ranë dakord të dhurojnë 226 milionë dollarë për të riparuar Katedralen e ‘Notre Dame’, pas zjarrit të prillit 2019.

Në vitin 2007, Bettencourt Meyers ngriti padi për François-Marie Banier, një mik i ngushtë i nënës së saj, pas dyshimit se kishte marrë dhurata në vlerën e më shumë se 1 miliard dollarëve nga e moshuara. Banier më vonë u dënua me tre vjet burg dhe u urdhërua të paguante 16.5 milionë dollarë për Betencourt dhe familjen e saj.