Flutura Basha, 66-vjeç është viktima e pafajshme e masakrës së Dobraçit.

Ajo ishte duket udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj, Bashkimin.

Të dy po ktheheshin në shtëpi nga puna, atje ku i prisnin 3 fëmijët e tyre.

Por motoçikleta me të cilën po udhëtonin u përplas nga makina tip “Benz”, në drejtimin e të cilës ishte Hamza Lici që tashmë kishte ndërruar jetë nga plumbat.

Kujtojmë se 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit.

I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës.

Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga “Benzi” i Licit që kishte humbur jetën në timon.

Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur.