Beatrix Ramosaj është një ndër këngëtaret më të preferuara për publikun shqiptar dhe jashtë saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku poston nga jeta private dhe profesionale e saj. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në Reality Show siç është ‘Big Brother Vip’, ku filloi dhe romanca e sa me aktorin e njohur Donald Veshaj.
Këngëtarja e njohur, Beatrix ramosaj, duket se nuk i ka mbyllur ende ‘hesapet’ me Donald Veshaj dhe nuk i kursen ironitë për të në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo postoi në profilin e saj në ‘Twitter’ një staus ku shkruante për tradhtinë. “Një rikujtesë miqësore. Kush tradhton një herë, tradhton gjithmonë”, ka shkruar ajo krah statusit për të cilin u pendua dhe e fshiu.
Me këtë status të fundit mund të thuhet se Beatrix bie dakord me këtë etiketimin “tradhtar” ndaj Donaldit.