Donald Veshaj shpesh herë përdor emisionin e tij për të thumbuar disa prej banorëve të Big Brother, ku vitin që kaloi ai ka qenë vetë protagonist. Aktori në reality show ka marrë vëmendjen më të madhe për shkak të trekëndëshit të dashurisë mes moderatores Bora Zemani dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.

Ditën e djeshme në emisionin e tij “Më Lër të Flas”, kishte të ftuar këngëtarin Ledri Vula i cili në bisedim e sipër u shpreh se si fillim tek gruaja e tij Sara i ka pëlqyer pmja e jashtme dhe më pas zemra e saj.

“A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet”, është shprehur këngëtari.

Pas kësaj deklarate të reperit, ajo çfarë mori vëmendjen më të madhe ishte reagimi i Donaldit i cili nuk nguroi pa thumbuar drejtpërdrejtë Beatrix Ramosajn.

“Sa problem është ajo kur është e bukur dhe është kështu bosh fare, ke të drejtë”, është shprehur Donaldi.