Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Menduh Kurt-Deda, i cili u dogj në vitin 2017 për një borxh prej 1 mln lekësh. Sot u arrestuan Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, si dhe u shpall në kërkim Besmir Karaj.
Marjeta Karaj rezulton të jetë Drejtoreshë Ekzekutive e një organizate jo fitim prurëse për Ndihmë dhe Kujdes për fëmijët e ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit.
Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin në një organizatë. Pas mosmarrëveshjeve për borxhin, Marjeta me djalin dhe shokun e tij arritën që të lokalizonin dhe të gjenin shënjestrën, borxhliun.
Policia deklaroi sot se tre personat e akuzuar e kanë kontaktuar 61-vjeçarin dhe janë takuar në zonën e Xhamllikut.
Pa ditur asgjë nga plani, Deda i ka takuar, por më pas nënë e bir e kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas i arrestuari, Gazmir Ngota dhe djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj, i shpallur në kërkim dhe dyshohet se është në Itali e kanë çuar në Kodër Shupal në Dajt duke e djegur.