Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurin e yre në martesë në shtator të këtij viti me një dasmë madhështore. Në dasmë ishin prezent edhe fëmijët e Shkëlzenit për të cilët Armina ka folur shpesh dhe është shprehur se gëzon një marrëdhënie shumë të mirë.

Por së fundmi ajo ka folur edhe për ish-bashkëshorten e Shkëlzenit, Sadije Berishën.

E pyetur nëse do t’i bënte një dhuratë për Krishtlindje ish-bashkëshortes të Shkëlzenti, Armina foli me shumë respekt për Sadijen.

“Nëse do të shkoja për Krishtlindje patjetër që do t’ja bëja një dhuratë. Nuk e kam atë marrëdhënie që të shpenzoj Krishtlindjet me të. Një respekt për atë person do ta gëzoj gjithmonë, për sa kohë fëmijët e Zenit jetojnë me të dhe janë rritur aq mirë, janë aq të edukuar dhe janë fëmijë shembull. Do të kaloja Krishtlindjet me të për t’i bërë ata të lumtur. Tashmë une jam familje për ata siç është babi dhe nëna e tyre.”, shprehet Armina.