Neda Balluku, opinionistja e “Përputhen” ka zbuluar sot në “Shqipëria live” se për vajzat e përfshira në skandalin që u bë viral që prej ditës së djeshme, është marrë një masë. Neda ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një përjashtim, por jo definitiv, pasi produksioni po e shqyrton.
“Për vajzat është marrë një masë. Është diçka që ndodhi në mënyrë spontane dhe është marrë një masë për të gjithë ata që u përfshinë, por nuk është definitive sepse produksioni po e shqyrton, po e analizon me specialistë të fushës.”, tha Neda.