Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral”, në biznesin e tij teksa po konsumonte një kafe.

Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor. Ndërkohë që në sfond duket dhe një person i moshuar, që ka mbetur i shtangur duke parë të gjithë skenën e vrasjes para syve të tij. Megjithatë nuk është identifikuar se kush është personi në foto, e nëse ka ndonjë lidhje me viktimën apo ka qëlluar rastësisht aty në momentin e vrasjes.