
Kryeministria ka marrë masat në prag të protestës së paralajmëruar për t’u mbajtur ditën e nesërme nga grupimi i “Rithemelimit” të Sali Berishës.
Në pamje duket se kanë nisur punimet për “fortifikimin” e Kryeministrisë, pikërisht aty është planifikuar të nisë edhe protesta.
Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sloganin e protestës së 20 shkurtit. Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.
Sakaq, kryeministri Edi Rama do largohet nesër nga Shqipëria që herët në mëngjes, në një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të takohet me presidentin Rexhep Taip Erdogan.