Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët për të rënë në një marrëveshje në mënyrë që të uli zemërimin e qytetarëve për rritjen e çmimeve dhe efektin e krizës së krijuar.

Bashkëbisedimi i kryeministrit është paralajmëruar të nisë në orën 10:00, një orë para protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve dhe me sa duket vjen me qëllimin për të zbutur revoltën e shqiptarëve të pakënaqur me situatën ekonomike në vend.

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje Paketën e Rezistencës Sociale, ndaj pasojave të krizës globale energjetike, si edhe të luftës në Ukrainë, mbi çmimet.