Ndonëse muzika pop është zhvilluar me ritme të shpejta, ajo popullore nuk del kurrë nga moda.
Sezoni i verës është një periudhë e artë për artistët shqiptrë, duke performuar çdo natë në klube apo evente të ndryshme.
Makinat e shtrenjta, rrobat firmato na bëjnë të mendojmë që artistët e muzikës pop janë më të paguarit në tregun muzikor. Mirëpo, një video e këngëtares, Besiana Kasami e njohur si Big Mama do të vërtetojë të kundërtën.
Artistja nga Tetova së fundmi është shfaqur me një kurorë me lekë në kokë. Big Mama ka kënduar në një dasëm, ku duket se performanca e saj është vlerësuar me shumë para. Në një moment duket këngëtarja duke puthur paratë.
Në një intervistë pas eksperiencës së saj në Big Brother Vip, Big Mama foli për jetën e saj personale, ku deklaroi se është ende beqare. Ajo shtoi se pas daljes nga programi, meshkujt nuk i afrohen më fare pasi “frikësohen”.