Donaldi publikoi dje këngën e tij të parë solo, e titulluar “Nuk je”. Nisur nga teksti dhe detajet e klipit bëri shumë vetë të mendojnë se është dedikim për Borën.Ndërsa shumë të tjerë mendojnë që është dedikim për Triksën, referuar një biese që kanë bërë kur ishin në Big Brother Vip

Edhe pse ende nuk e dimë për kë nga ish të dashurat e ka bërë Donaldi këtë këngë, dimë që ajo po klikohet jashtëzakonisht shumë.Për 24 orë, kënga e Donaldit ka kapur një shifër rekord, duke regjistruar 1 milion klikime për kaq pak kohë që nga publikimi.Me siguri që pas këtij suksesi, Donaldo do vazhdojë të punojë dhe të sjellë këngë të tjerat të tij, qoftë duke i kënduar vetë, qoftë duke bërë tekste për artistë të tjerë.

Para disa kohësh është përfolur edhe për një bashkëpunim mes tij dhe Fifit, por ende nuk dihet dicka konkrete deri tani. Presim se cfarë projekti do na sjellin.