Albi Dhima ishte një nga konkurrentët më të përfolur të “Përputhen” për shkak të dinamikave dhe takimeve që ai ka bërë.

Së fundmi, ai është larguar nga programi si rrjedhojë e mbylljes së historisë së tij me vajzën për të cilën ishte deklaruar, Alesjan. Ndërkohë që ai ishte shprehur se do të dilte nëse nuk vazhdonte takimet me të, ajo hoqi dorë prej tij duke e akuzuar se ka patur një të kaluar të errët.
Ndërkohë, Albi ishte i ftuar në emisionin “E diell” ku ai zbuloi bisedën në prapaskenë me Ervin Kurtin dhe më pas tregoi se cilën nga vajzat pëlqen.

“Ervini tha në prapaskenë “Albi lë kokën pas Erjolës”. I thashë nuk është e vërtetë. Mos më ngatërro mua me Erjolën. Nëpër intervista kam shprehur pëlqimin për Beniadën”, habit Albi.
Ndërkohë, Edi Manushi e kaloi bisedën duke thënë me shaka se nuk janë në “Për’puthen”
Rikujtojmë se kohët e fundit, ish-konkurrentit të “Për’puthen” Albit iu publikuan disa foto ku ai ndodhej në krah të një vajze të panjohur, së bashku me Alvisën dhe Bashkimin.
Kjo ka ndodhur si pasojë e ‘vjedhjes’ së “Instagram”-it të Alvisës dhe publikimit të gjithë bisedave që ajo ka pasur me konkurrentët e programit të dashurisë.

I ftuar në një intervistë për “N’Zoom”, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka folur në lidhje me fotot që qarkulluan në rrjet. Ai u shpreh se shumë herë gjërat nuk janë ashtu siç duken.
“Do t’ia lë kohës të flasi edhe për këtë gjë, por shumë herë gjërat nuk janë ashtu siç duken. Kështu që te kjo pjesë jam shumë i qetë me veten time dhe me çdo gjë që ka ndodhur aty brenda.”, tha ai.