Gazetari Blendi Fevziu bën të ditur se me 31 gusht emisioni ‘Opinion’ do të mbush plot 25 vite. Fevziu do të ndajë me publikun foto të veçanta të cilat kanë shënuar histori në emision. Sot gazetari ka vendosur të bëjë publike fotot nga ‘rivalët’ politikë në Shqipëri. Ai bën të ditur se momenti ku shfaqet Sali Berisha dhe Fatos Nano, është i veçantë pasi janë takuar për herë të parë 11 vitesh. Debati mes tyre tregon Fevziu u transmetua në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, nga 86 televizione lokale.

POSTIMI I FEVZIUT:

Me 31 Gusht OPINION mbush 25 vite ne transmetim dhe hyn ne vitin e 26 – te. Deri me 31 Gusht do publikoj disa nga fotot me te vecanta te ketyre 25 viteve. 4 fotot e para deshmojne dy debatet e vetme direkte te konkurenteve te rendesishem politike ne Shqiperi. I pari, debati Nano – Berisha me 31 Janar 2002. Berisha ishte kryetar i PD, ndersa Nano i PS. Ata nuk ishin takuar bashke qe prej 11 vitesh. Debati ishte njekohesisht edhe komunikimi i pare i tyre. Debati u transmetua ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, nga 86 tv lokale. 2 fotot e dyta i takojne debatit te pare, Rama – Mustafaj ne zgjedhjet lokale per Bashkine Tirane me 14 Shtator 2000. Te dy debatet mbeten te vetmet e ketij lloji ne 32 vite te shqiperise multipartiake.